
Sipas të dhënave paraprake, u njoftua se këngëtari i pop-muzikës, Shpat Kasapi ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër.
Lajmi është konfirmuar përmes një shkrimi në emisionin e mëngjesit në median Alsat, 9me11. Po ashtu, familjarët kanë konfirmuar se Shpat Kasapi ka vdekur në Itali pas një sulmi kardiak që ka pësuar atje.
Mësohet se 40-vjeçari ishte në një koncert në Bologna, teksa nuk u ndje mirë dhe më pas ndërroi jetë.
Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore.
-
Ndërroi jetë papritur, Shpat Kasapi do të ishte banor i "BBV5"!
26 Nëntor, 10:35 -
TRONDITËSE! Humb jetën këngëtari i njohur SHPAT KASAPI!
26 Nëntor, 09:39


