KreuCelebrity

Aktori shpërthen në lot pas ndarjes nga jeta të Shpat Kasapit: Mezi prisja ta shihja në Big Brother

Aktori shpërthen në lot pas ndarjes nga jeta të Shpat Kasapit:

Ndarja e parakohshme nga jeta e këngëtarit Shpat Kasapi ka tronditur publikun, kolegë dhe miq të artistit. Aktori Rezart Veleshnja, mik i ngushtë i Kasapit, rrëfeu për “Breaking” rreth momentit të dhimbshëm dhe miqësisë që i lidhte.

Sipas Veleshnjës, Shpati ndodhej në Itali me ish-bashkëshorten e tij, Selvijen, për të kujdesur për djalin e tyre, i cili kishte probleme shëndetësore. Paralelisht, këngëtari vazhdonte të jepte koncerte dhe të kujdesej për të birin.

“Shpati ka qenë në Itali me Selvijen për shkak të problemeve shëndetësore të djalit. Ai ishte i përkushtuar edhe në koncerte, por edhe për kurimin e të birit. Ndjeu një shqetësim gjatë një koncerti dhe humbi ndjenjat. U mundua shumë edhe Selvija, por nuk mund të bëhej asgjë. Ambulanca erdhi, por nuk mund të bëhej më asgjë për të”, tha Veleshnja.

Aktori shtoi se Shpati nuk kishte pasur probleme të njohura shëndetësore dhe dyshohet se shkaku mund të ketë qenë gjenetik, pasi edhe i ati i këngëtarit ka humbur jetën nga një atak kardiak.

“Shpati kishte shëndet shumë të mirë, bënte kontrolle të rregullta dhe kishte nisur të kujdesej edhe për ushqimin sepse po shëndoshej. Kam folur me të para dy ditësh disa herë në telefon. Një nga temat ishte pjesëmarrja e tij në ‘Big Brother’. Mezi po prisja ta shihja atje sepse ka një humor të veçantë dhe shumë pozitiv”, rrëfeu Veleshnja mes lotëve.

Lajmin për ndarjen e Shpatit e mori përmes një shoku, ndërsa kontaktet e tjera nga familjarët nuk ia lejuan të besoje menjëherë realitetin.

“U desh një moment për ta kuptuar. Tani na mbetet vetëm ta falenderojmë dhe vlerësojmë për gëzimin që na ka dhënë të gjithëve”, përfundoi aktori.