Këtë të diel, ekrani pritet të “ndizet” nga një prej emisioneve më të shumëkomentuara të sezonit në programin e Robert Berishës. E ftuara që ka ngjallur gjithë këtë bujë është pikërisht ish-bashkëshortja e tij, këngëtarja shumë e dashur për publikun, Nora Istrefi. Vetëm promoja ka mjaftuar që rrjetet sociale të pushtohen nga reagime, komente dhe interpretime të ndryshme.
Që në sekondat e para të videos, kimia e njohur mes Norës dhe Robertit duket se mbetet po aq e fortë sa dikur. Vështrimet, të qeshurat dhe batutat e natyrshme mes tyre janë interpretuar menjëherë nga ndjekësit si shenjë se marrëdhënia e mirë që kanë ruajtur vazhdon të jetë e veçantë.
Nora zgjedh të hyjë në studio nën ritmet e hitit të saj “Natën”, por ajo që bie veçanërisht në sy është momenti kur dëgjohet vargu: “A po të mungoj, oh natën natën”. Për shumë fansa, kjo s’është aspak një zgjedhje e rastësishme, por një mesazh i vogël i koduar – ndoshta pak provokues – drejtuar Robertit.
Por kulmi i promos vjen në çastin ku Roberti, me stilin e tij të spikatur plot humor, i zgjat Norës një unazë. Në sfond dëgjohet duke i thënë: “A je e lirë me 4 shtator se jam tu u martu?”
Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një skeç, një lojë apo thjesht me batutën spontane të moderatori të emisionit, por mjaftoi kaq që rrjeti të shpërthente në diskutime dhe teori të pafundme.
Dhe pyetja që po bëhet kudo është vetëm një: Çfarë simbolizon kjo unazë dhe përse pikërisht data 4 shtator?
Për përgjigjet e vërteta, publikut i duhet të presë të dielën, kur pritet të transmetohet një nga episodet më të klikueshëm dhe më të komentuar të këtij sezoni.
