KreuCelebrity

“E priste me shumë entuziazëm”, vëllai i Shpat Kasapit: E mori me qejf të madh BBV5!

 

“E priste me shumë entuziazëm”, vëllai i Shpat

Shpat Kasapi ishte konfirmuar si një nga banorët e Big Brother Albania VIP 5, që do të nisë në dhjetor, ndërsa sipas të vëllait Albinit, ai e priste me shumë entuziazëm.

“E kishte me qejf, e pranoi me entuziazëm këtë lajm nuk di çfarë të them më tutje, jemi të shokuar, jemi të dëshpëruar… na shkoi”, tha ai ne TCH. Në gjendje të rënduar dhe të shokuar nga lajmi, vellai tha se po shpresonin që ky lajm që u erdhi nga Italia të mos ishte i vërtetë, por për fat të keq vdekja e tij u konfirmua.

I pyetur nëse më parë këngëtari ka pasur probleme shëndetësore, vëllai i tij tha se ka pasur disa shqetësime të vogla nga zemra, por jo diçka serioze.

Trupi i tij ndodhet në Itali, ndërsa në vijim pritet që të kryhen procedurat për të mbërritur pranë familjarëve.