KreuCelebrity

Dhimbja e madhe e Shpat Kasapit, si e humbi babain në moshën 13 vjeçare!

 

Dhimbja e madhe e Shpat Kasapit, si e humbi babain në moshën 13

Korrikun e vitit te kaluar, Shpat Kasapi e pati prekur publikun me një rrëfim emocional lidhur me humbjen e babait të tij. Këngëtari ndau asokohe ne TCH detaje të dhimbshme nga kjo periudhë e errët e jetës, duke treguar se sa e vështirë ishte të përballej me realitetin e mungesës së njeriut më të shtrenjtë.

Ai tregoi se në momentin e ndarjes nga jeta të babait, ndjeu sikur toka i ishte rrëzuar nën këmbë. Shpati u shpreh se e kishte të pamundur të pranonte se figura që e kishte udhëhequr gjatë gjithë jetës, nuk do të ishte më pranë tij. Të afërmit e tij kanë treguar se ai u gjend mes dhimbjes, tronditjes dhe fajit për ditët kur nuk kishte mundur të ishte fizikisht pranë babait.

Këngëtari kujtoi gjithashtu momentet e fundit dhe betejën që i ati kishte kaluar me sëmundjen, periudhë e cila kishte lënë gjurmë të pashlyeshme tek ai. Humbja e babait kishte vazhduar te mbetej një plagë e hapur për artistin, i cili e pranon se kjo ngjarje e ka ndryshuar përgjithmonë.

"Isha 13 vjec asokohe, ur je i vogël, çfarë ndodh? Ti nuk mendon shumë gjatë asaj periudhe, sepse i kishim kushtet e mira shyqyr Zotit. Çdo herë, nëna ime ka punuar për ne. Pas një viti pas ndarjes së babait, unë fillova me muzikë, me diçka që e kalova atë depresionin, sepse je i vogël. Kur je më i madh, e përjeton më keq. Kështu mendoj unë. Ndoshta dhe se ishim në kushte të mira. Nuk na la babai keq, na la shumë mirë. Punonte për ne. Është kujdesur për ne në maksimum. Kështu që i them të gjithë atyre familjarëve, baballarëve në përgjithësi, nënave po se po, që kanë fëmijë ta quajnë familjen e shenjtë sepse s’i dihet jetës", kujtonte atehere ai..

"Kam qenë shumë rrëmujaxhi si fëmijë. Vetëm një herë më bërtiste dhe mami thoshte: ‘Shyqyr erdhi ky ta qetësojë, se nuk qetësohet Shpati’… E donte muzikën, e donte artin. I donte njerëzit. Kishte njerëz të mirë rreth vetes. Babi bënte dhe shfaqe në atë kohë, shfaqe me artistë të njohur të skenës në atë kohë. Ishte dhe biznesmen, por e donte artin shumë. Herën e parë më ka marrë në Pogradec, në kohën e trazirave dhe atëherë na thyen makinën. Ishte koha e revolucionit, që u rrëzua regjimi. I mbaj mend si sot të gjitha ato përjetimet. Më thoshte: ‘Këtu jemi në Pogradec, këtu jemi në kufi’, më shpjegonte fshatrat. Ka qenë vërtet njeri i dashur për të gjithë. Por unë them çdo herë, nëna është motori i shtëpisë, po kur humb babin, ke humbur burrërinë gjatë periudhës më të mirë të jetës tënde. Pastaj i vuan këto vet dhe bëhesh më i fortë", shtonte ai.