KreuCelebrity

"Më mungon shumë!" Orinda Huta flet për humbjen e babait

"Më mungon shumë!" Orinda Huta flet për humbjen e

Këngëtarja Orinda Huta ka ndarë me publikun një moment shumë personal, duke folur për humbjen e babait të saj dhe boshllëkun që la në jetën e saj.

Gjatë pjesëmarrjes në panelin e emisionit ‘Goca dhe Gra’, Orinda tregoi se i ati e ka rritur atë dhe motrën me një frymë pozitive dhe të punës, duke u kujdesur që ata të rriteshin me vlerat e mirënjohjes dhe respektit.

“Do kisha dashur të kisha më shumë momente të kapura me familjarët. Mungesa e babit është shumë e madhe. Ai na ka rritur me një frymë shumë të mirë dhe ka bërë një punë të shkëlqyer me mamin. Ai është përpjekur të na japë kujdes dhe mirënjohje. E dua shumë,” u shpreh Orinda.