KreuCelebrity

Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit, jehonë në mediat italiane: Këngëtari që bëri Shqipërinë të dashurohej...

 

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ndërroi jetë këtë të mërkurë në moshën 40-vjeçare, si pasojë e një ataku në zemër. Vdekja e tij e parakoshme ka tronditur familjarët, të afërmit, kolegët dhe jo vetëm. 

Ai ndodhej në Itali së bashku me familjen e tij, ku kishte shkuar për një vizitë për djalin, ndërsa para ngjarjes këngëtari ishte në një koncert në Bolonga ku mësohet se nuk është ndjerë mirë.

Kasapi ishte një emër i njohur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtet fqinje, kryesisht në Itali ku herë pas herë mbante koncerte për fansat shqiptarë. Vdekja e tij e parakohshme ka marrë edhe vëmendjen e mdiave italiane, të cilët e konsiderojnë si djali ‘që bëri Shqipërinë të dashurohej’.

 

 

TGCOM 24 
Këngëtari i njohur shqiptar Shpat Kasapi ka ndërruar jetë papritur në moshën 40- vjeçare, raportuan mediat lokale. Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur, megjithëse, raportohet si një ” sulm fatal në zemër “. Kasapi la pas një djalë. Sipas një miku të yllit të popit, ”Shpat vdiq në Itali “, ku ai ishte me ish-gruan e tij.


Fanpage.it

Shpat Kasapi, këngëtari shqiptar i cili u bë i famshëm me këngët “A më do?”, “Valle Kosovare” dhe “Dashni pa limit”, ka ndërruar jetë. Ai ishte 40 vjeç dhe ndodhej në Bolonjë. Këngëtari pësoi një atak kardiak fatal. I njëjti portal thekson se Kasapi nuk vuante nga ndonjë problem i veçantë shëndetësor dhe se vdekja e tij e parakohshme ishte një tronditje edhe për familjen e tij.

 

Il Fatti Quatiduani

Shpat Kasapi, këngëtari shqiptar, ka vdekur nga një atak në zemër ndërsa ndodhej në Itali. Ish-gruaja e tij është e dëshpëruar: “Si mund t’ia shpjegoj djalit tonë që je zhdukur?”

Leggo.it

Shpat Kasapi vdiq papritur në moshën 40-vjeçare. Këngëtari shqiptar ishte me ish-gruan e tij në Itali: “Vdiqe në krahët e mi, duke e lënë djalin tonë jetim.”

Quatidiano Nazionale: 

Kush ishte Shpat Kasapi: dashuritë dhe sukseset e yllit të muzikës pop që e bëri Shqipërinë të dashurohej