Belen Rodriguez ka shqetësuar ndjekësit pas paraqitjes së saj të fundit në skenën e Vanity Fair Stories, ku u shfaq dukshëm e tronditur dhe shumë më e heshtur se zakonisht. Gjatë intervistës, moderatorët u detyruan ta shoqëronin prapa kuintave pasi gjendja e saj u përkeqësua papritur moment që u filmua dhe u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke ngritur një stuhi hipotezash, kritika dhe shqetësim publik.
Të nesërmen, prezantuesja argjentinase theu heshtjen dhe shpjegoi vetë çfarë kishte ndodhur. Ajo pranoi se kishte pësuar një “atak paniku shumë të rëndë” dhe, në përpjekje për të rikuperuar veten para eventit, kishte marrë disa qetësues njëri pas tjetrit, gjë që e çoi në një gjendje konfuzioni dhe dezorientimi gjatë intervistës.
“Nuk ishte e bukur për mua të ekspozohesha kështu,” u shpreh ajo në një video të publikuar në Instagram.
Belen riktheu vëmendjen te një betejë që e ka ndjekur prej vitesh: depresioni dhe sulmet e panikut. Ajo rrëfeu se shpesh ka munguar në punë për shkak të ditëve kur fragiliteti i saj emocional ishte i pamundur të fshihej. “Është e vështirë të pranosh dobësitë e tua kur je person publik. Njerëzit shpesh nuk të kuptojnë bëhesh objekt talljeje,” tha ajo, duke shtuar se vazhdon trajtimin me psikolog dhe se përpiqet çdo ditë të mos e lejojë ankthin ta paralizojë.
View this post on Instagram
Rrëfimi i Rodriguez ka sjellë ndërmend intervistat e mëparshme ku ajo ka folur hapur për periudha të errëta të jetës, sidomos pas ndarjes nga Stefano De Martino. Ajo ka treguar se ka kaluar momente aq të rënda sa “nuk donte më të shihte dritën”, ka rënë në peshë deri në 49 kilogramë dhe është detyruar të shtrohet në një klinikë për 20 ditë për t’u rikthyer në kontroll.
“Jam ndjerë e tradhtuar, e vetme, pa forcë. Depresioni të merr shikimin,” ka rrëfyer ajo më herët.
Pas videos virale, Belen ka marrë mijëra mesazhe mbështetëse, por edhe një valë komentesh. Për këtë arsye, ajo vendosi të flasë hapur, duke e kthyer situatën në një thirrje për vetëdije:
“Shëndeti mendor nuk është turp. Duhet ta trajtosh, ose të shkatërron.”
