KreuCelebrity

Habit Cardi B, kthen kordonin e kërthizës së fëmijës në varëse floriri!

 

Habit Cardi B, kthen kordonin e kërthizës së fëmijës

Cardi B ka vendosur t’i çojë kujtimet e shtatzënisë në një nivel krejt tjetër. Pas lindjes së fëmijës së saj të katërt më 4 nëntor — i pari me futbollistin Stefon Diggs — reperja ka bërë një veprim që vetëm Cardi mund ta bënte: kordonin kërthizor e ka shndërruar në një varëse floriri në formë zemre.

Bizhuteria e pazakontë u realizua nga Mommy Made Encapsulation, kompania që kthehet në “artistin personal” të Cardi-t sa herë ajo lind. Procesi u dokumentua hap pas hapi: kordoni u formësua në zemër, u tha, u trajtua dhe më pas u vesh me flori — një “relike” luksoze nga lindja e djalit.

Por surprizat nuk mbaruan me aq. Cardi ka porositur edhe printimin e placentës, si dhe kapsula të krijuara nga pjesë të placentës. Fansat… si gjithmonë, të ndarë: disa e quajtën veprim prekës e simbolik, të tjerë mbetën të stepur nga “ekstremizmi organik”.

Ndërkohë, Cardi ka ndarë fotot e para të ardhjes në jetë të djalit, por emrin e tij e mban ende të fshehtë — një mister që fansat po e presin me padurim të zbulohet.