KreuCelebrity

U largua pas sherrit nga Wake Up, Neada Muçaj hyn në Big Brother Vip Albania?!

U largua pas sherrit nga Wake Up, Neada Muçaj hyn në Big Brother Vip

Ky edicion i ri i Big Brother VIP Albania pritet të nisë nën hijen e një humbjeje të rëndë. Këngëtari i njohur Shpat Kasapi – i cili pritej të ishte pjesë e formatit – ka ndërruar jetë tragjikisht para kohe, duke lënë pas dhimbje të madhe në publik dhe në komunitetin artistik.

Pasi u publikua data e fillimit të edicionit të pestë, bashkë me një listë paraprake të banorëve të mundshëm, duket se emrat e pjesëmarrësve të Big Brother VIP Albania 5 vazhdojnë të shtohen.

Sipas burimeve të Pamfleti, Erik Fullani – partneri aktual i Sara Hoxhës (ish-partnerja e Ledri Vulës) – do t’i bashkohet shtëpisë së famshme. Ai pritet të konkurrojë në të njëjtin televizion ku së fundmi ka qenë prezente edhe partnerja e tij.

Ndërkohë, pas debatit të bujshëm me Enxhi Nasufin, Neada Muça duket se është konfirmuar si një tjetër konkurrente e edicionit të pestë. Meqë përplasjet janë të zakonshme në këtë format, duket se Neada e kaloi “provën e parë” që përpara hyrjes në shtëpi, përmes konfliktit me ish-kolegen.

U largua pas sherrit nga Wake Up, Neada Muçaj hyn në Big Brother Vip