Vdekja e papritur e këngëtarit të njohur shqiptar, Shpat Kasapi, ka lënë një boshllëk të madh jo vetëm tek publiku shqiptar, por edhe tek artistët me famë ndërkombëtare. Mes tyre është edhe këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha, e cila ka reaguar me një gjest të veçantë në rrjetet sociale.
Rexha ka rishpërndarë në Instagram Story një video të Shpat Kasapit duke interpretuar këngë patriotike. Bashkë me videon, ajo ka vendosur një emoji të pëllumbit dhe flamurit shqiptar, duke shprehur në mënyrë simbolike respektin dhe ngushëllimet e saj për artistin e ndjerë.

Reagimi i Bebe Rexhës ka prekur shumë ndjekës, pasi edhe pse jeton dhe zhvillon karrierë ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara, ajo nuk harron rrënjët e saj shqiptare. Si Rexha, ashtu edhe Kasapi janë nga Maqedonia e Veriut, një detaj që e bën këtë shprehje ngushëllimi edhe më personale dhe të ndjerë.
Ky gjest i artistes botërore tregon se komuniteti artistik shqiptar qëndron i bashkuar në gëzim dhe dhimbje, pavarësisht distancave gjeografike.
