Një zjarr i madh është ende aktiv në një kompleks banimi në Hong Kong, teksa numri i viktimave është rritur në të paktën 75 persona, ndërsa mbi 250 te tjerë konsiderohen të zhdukur. Policia tha se zjarri u shkaktua nga “neglizhenca e madhe” e një firme ndërtuese që përdori materiale të pasigurta.
Pothuajse një ditë e plotë pasi nisi zjarri, zjarrfikësit ende nuk po mund të arrijnë te banorët që mund të jenë të bllokuar në katet e larta të kompleksit Wang Fuk Court, për shkak të nxehtësisë së madhe dhe shtëllungave të tymit.
Policia tha se, përveç faktit që ndërtesat ishin të mbuluara me rrjeta mbrojtëse dhe plastikë që mund të mos i plotësojnë standardet e sigurisë nga zjarri, ata zbuluan se disa dritare që nuk ishte prekur nga zjarri ishin të mbyllura me një material prej shkume, që ishte instaluar nga kompania e ndërtimit që po kryente punime të mirëmbajtjes që një vit. Por keshtu ishin perdorur skela bambuje, te cilat i kane perhapur shume flaket, per shkak se digjen shpejt.
“Kemi arsye të besojmë se përgjegjësit e kompanisë kanë qenë jashtëzakonisht neglizhentë, gjë që çoi në këtë aksident dhe bëri që zjarri të përhapej në mënyrë të pakontrolluar, duke shkaktuar viktima të shumta”, tha Eileen Chung nga Policia e Hong Kongut.


