KreuCelebrity

Veprimi i banorëve të BBVK për Shpat Kasapin, shpërthen motra e Labinot Tahirit: Turp i madh!

Veprimi i banorëve të BBVK për Shpat Kasapin, shpërthen

Anduena Tahiri, motra e këngëtarit të njohur Labinot Tahiri, ka reaguar ashpër pas transmetimit të këngës së artistit të ndjerë Shpat Kasapi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, vetëm një ditë pas lajmit të trishtë për ndarjen e tij nga jeta. Ajo ka publikuar një fotografi të këngëtarit, duke kërkuar respekt maksimal për figurën dhe trashëgiminë e tij artistike.

Veprimi i banorëve të BBVK për Shpat Kasapin, shpërthen

“Ky format duhet bojkotuar pa asnjë hezitim!” – shkruan ajo.

Në reagim, këngëtarja e cilëson të turpshëm veprimin e produksionit:

“Si mund të mos keni as minimumin e ndjeshmërisë njerëzore? Një artist i madh, një djalë i ri, një yll që u shua nga kjo botë, dhe ju festoni me këngën e tij sikur të mos kishte ekzistuar kurrë.”

Ajo e quan këtë një mungesë të thellë respekti, morali dhe humaniteti, sidomos në një moment ku e gjithë Shqipëria artistike dhe publiku janë në zi për humbjen e Shpat Kasapit.

Ndërkohë, në mbrëmjen e 28 Nëntorit, banorët e Big Brother VIP Kosova festuan me muzikë patriotike dhe atmosferë festive për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Gjatë festës, ata u shfaqën duke kërcyer nën ritmet e “Valle Kosovare”, një nga hitet më të njohura të Shpat Kasapit.

Ky moment u konsiderua i ndjeshëm nga publiku, pasi përkoi me ditën kur u konfirmua lajmi tragjik për vdekjen e këngëtarit 40-vjeçar. Në rrjetet sociale, shumë ndjekës e cilësuan të papërshtatshëm përdorimin e këngës në një atmosferë festive, teksa theksuan se Shpati ka qenë një figurë shumë e dashur dhe e respektuar për të gjithë shqiptarët.