Hygerta Sako ka shpërthyer së fundmi në një përplasje të ashpër me banoren tjetër të Big Brother VIP Kosova, Alba Pollozhanin. Debati i tyre, i cili ka bërë xhiron e rrjetit, nisi pas një “loje” që Alba thuhet se ka bërë ndaj moderatores sportive — një veprim që Hygerta e përjetoi si provokim të drejtpërdrejtë.
E irrituar, Hygerta e cilësoi sjelljen e Albës “anormale” dhe i kërkoi me këmbëngulje të kërkonte falje. Por Alba nuk u tund asnjë centimetër nga pozicioni i saj. Ajo u shpreh se nuk ka ndërmend të kërkojë falje me detyrim dhe se do ta bëjë vetëm “kur t’i vijë nga zemra”.
Hygerta Sako: Ti ke sjellje anormale, ke sjellje anormale.
Alba Pollozhani: Pse anormale?
Hyerta Sako: E keqja është që nuk i kupton.
Alba Pollozhani: Po përse anormale, më jep një argument?
Hygerta Sako: Ti nuk di të kërkosh falje. Mjaftonte të thoje, ja ku i keni make up-et, bëra një lojë, ju kërkoj ndjesë. Kaq!
Alba Pollozhani: Faljen nuk e kërkoj kur ma kërkoni, por kur e ndiej unë.
Hygerta Sako: Kur e ndjen ti? Kur e ndjen ti, nuk e du unë. S’më vlen më. Ma bëre lojën, ma ktheve make up-in? Bëra lojë, më fal, kaq.
Alba Pollozhani: Falja bëhet kur ndjehet.
Hygerta Sako: Nuk e du kur e ndjen ti.
Alba Pollozhani: E do apo se do ti, për mua kryesorja ta dijë Zoti.
Hygerta Sako: Po çfarë Zoti, na lër rehat me Zotin.

