
Mbrëmjen e djeshme dy nga banorët e "BBVK" kanë debatuar me njëri-tjetrin, debat i cili le të themi se i nxorri nga vetja. Labinoti në një farë mënyre gjatë debatit i ka nënkuptuar se dinte për të informacione nga jashtë duke e pyetur:
"A e ndien veten shqiptare?"
Sasha e cila e kuptoi se me çfarë informacionesh po e kërcënonte Labinoti preferoi t'i tregonte vetë ajo në atë moment. Fjalët e saj nga mënyra se si u shpreh u dukën shumë të rënda.
"Kush jam unë? Që e kam pasur gjyshen serbe? Që i ka paluar 10 shqiptare? Për çka po vjen? Me çfarë informacionesh po vjen? Turp duhet të të vijë ty, je njeri i ligë?"
View this post on Instagram
Këto fjalë të saj kanë marrë shumë komente negative, ku përveç ofendimeve më shumë ndjekësit ndjehen të zhgënjyer prej saj.
Presim primen e mbrëmjes së sotme se si do ta argumentojë ajo këtë fragment dhe atë çfarë donte të shprehte me ato fjalë.


