Presidenti Bajram Begaj ka bërë të ditur se ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti amerikan Donald Trump me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Në një postim në X, Begaj falënderoi Trump për përshëndetjet dhe e konsideroi urimin një shenjë të miqësisë së qëndrueshme mes dy vendeve.

Trump, në mesazhin e tij, vlerësoi partneritetin e fortë SHBA–Shqipëri dhe u shpreh i gatshëm për të thelluar bashkëpunimin, veçanërisht në fushën e sigurisë, luftën kundër krimit të organizuar dhe nxitjen e mundësive ekonomike.
“Ju uroj një Ditë të gëzuar Pavarësie,” përfundon urimi i Presidentit amerikan. Begaj theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë krah Shteteve të Bashkuara.
