Ndërsa “Big Brother VIP Albania 5” po troket — me premierën e madhe më 20 dhjetor — prapaskenat po zien dhe lista e të ftuarve është tashmë pothuajse e formuar. Burime të shumta nga produksioni dhe nga mediat rozë po rrëfejnë emrat që pritet të trazojnë ujërat e shtëpisë më të famshme në vend.
Në qendër të vëmendjes janë dy ish-moderatoret Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj, të cilat përfliten të jenë përzgjedhur pikërisht pas konfliktit të fortë që kanë pasur mes tyre. Nëse të dyja hyjnë nën të njëjtën çati, dinamika e sezonit mund të shpërthejë që në ditët e para.
Por surprizat nuk mbarojnë këtu. Lista thuhet se përfshin edhe figura të njohura të ekranit dhe të muzikës, të cilat pritet t’i japin shtëpisë ritmin e debatit, humorit dhe dramës që publiku pret çdo vit. Vec Enxhit dhe Neades, duket se diskutohen:
1. Kristi Lamaj (Këngëtar).
2. Hilda Kërtalli (Content Creator).
3. Renee Reffo (Content Creator).
4. Vitmar Basha (Këngëtar dhe instrumetist).
5. Robert Aliaj Dragot (Artisti i njohur dhe babai i ish-finalistit Kristi).
6. Anxhela Martini (Modelja e famshme, ndonëse mbetet një emër me pikëpyetje për shkak të jetesës luksoze).
7. Juxhin Plovishti (Aktori i humorit në “Portokalli”).
8. Ardi Murataj (Moderator).
9. Sabina Mete (Moderatore).
10. Ina Pashollari (Moderatore).
11. Lore (Lorela Karoshi) (Këngëtare).
12. Valer Kolnika (Ish-banor i “Big Brother” të thjeshtë).
13. Kleoniki Delijorgji (Modele dhe ish-Miss).
14. Jori Mersini (Merret me fushën e imobiliareve).

