
Të hënën u njoftua se do të ketë një shkëmbim banorësh me Grande Fratello në Itali dhe banorja e përzgjedhur është Dolce.
Ama dje diçka ka ndodhur dhe Dolce ka shpërthyer në lot dhe është shfaqur në një gjendje jo të mirë. Me aq sa ka treguar në shtëpi, banores i është deleguar në dhomën e rrëfimit një mesazh nga familja e saj, e cila i kërkon ta lërë shtëpinë për një çështje gjyqësore të lënë jashtë.
E gjitha kjo ishte një lojë, pasi Dolce do të niset për në Itali, ku do të qënfrojë një javë në Grande Fratello. Ajo u largua nga shtëpia më e madhe në vend për t’u vendosur në kapsulë, ku do të qëndrojë deri të dielën në mëngjes, përpara se të nisë udhëtimin drejt Italisë.
Banorët e tjerë të shtëpisë ende nuk e dinë se ajo do të rikthehet, duke lënë vend për kuriozitet dhe emocione të forta gjatë mungesës së saj.


