
Ndarja e papritur nga jeta e këngëtarit të njohur Shpat Kasapi ka shkaktuar një tronditje të thellë në botën e muzikës shqiptare. Lajmi i hidhur u përhap me shpejtësi dhe u prit me dhimbje nga kolegë, miq dhe admirues të artistit, të cilët kanë mbushur rrjetet sociale me mesazhe ngushëllimi e kujtimesh.
Ai humbi jetën më 26 nëntor në Itali, por familjarët dëshiruan ta sillnin trupin e tyre pranë familjes në Tetovë. Vetëm pak më parë është njoftuar se ceremonia mortore do të nisë paraditen e së dielës, ku publiku, miqtë dhe kolegët do të kenë mundësinë t’i japin lamtumirën e fundit artistit. Sipas njoftimit zyrtar të familjes, homazhet do të zhvillohen nesër, e diel, në orën 11:00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë.
Pas homazheve, procesioni mortor do të zhvendoset në varrezat e qytetit, ku varrimi i Kasapit është caktuar të mbahet në orën 14:00.

-
Ndërroi jetë papritur, Shpat Kasapi do të ishte banor i "BBV5"!
26 Nëntor, 10:35 -
TRONDITËSE! Humb jetën këngëtari i njohur SHPAT KASAPI!
26 Nëntor, 09:39


