Mbrëmja e koncertit të Sinan Hoxhës u shndërrua në një moment të thellë emocioni kur ai zgjodhi të nderojë mikun e tij të ngushtë, këngëtarin Shpat Kasapi.
Në mes të performancës, Sinani ndali muzikën dhe kërkoi disa sekonda heshtje në kujtim të artistit.
Me zërin që i dridhej, ai tha:
“E kisha mik shumë të mirë… Lutem që Allahu ta ketë pranë engjëjve dhe ai të këndojë atje lart.”
Publiku reagoi me duartrokitje dhe shumë emocion, duke e kthyer momentin në një homazh të ndjerë.
https://youtube.com/shorts/NfoZX_c67Is?si=MIYKum1E23aS6w_K


