KreuCelebrity

Djali i Shpat Kasapit "është mirë, jo autik": Pse njerëzit po kritikojnë Erik Lloshin!

Djali i Shpat Kasapit "është mirë, jo autik": Pse

I ftuar në "UëTëFë Show" në Andale Media, këngëtari Erik Lloshi foli edhe për Shpat Kasapin, me të cilin ka pasur një miqësi të ngushtë ndër vite. Duke qenë pranë tij dhe i informuar nga burimi, Lloshi mohoi me siguri lajmet që kanë qarkulluar së fundmi, sipas të cilave djali i Shpatit është në spektrin e autizmit.

“Nuk është në spektrin e autizmit. Kjo nuk është aspak e vërtetë,” u shpreh ai. “Kjo hipotezë hidhet poshtë sepse fëmija është shumë mirë; ai ka vetëm një vonesë në të folur. Nuk ka lidhje me autizmin, dhe unë nuk e kuptoj si mund të guxojnë mediat ta publikojnë këtë lloj lajmi pa u siguruar më parë.”

Megjithatë, teksa theksoi se fëmija “është shumë mirë dhe jo autik”, Lloshi, pa dashje, bëri një deklaratë problematike që dëgjohet shpesh: sikur njerëzit në spektrin autik nuk janë mirë. Edhe pse qëllimi nuk ka qenë negativ, mënyra e shprehjes mbetet e gabuar dhe lënduese, sepse e vendos autizmin në një pozicion nënçmues dhe ushqen stigma të panevojshme.

Autizmi është një çrregullim i zhvillimit neurologjik – jo sëmundje – dhe manifestohet ndryshe për çdo individ. Kjo mënyrë e gabuar komunikimi nuk i shpëtoi me të drejtë as komentuesve.

Djali i Shpat Kasapit "është mirë, jo autik": Pse
Djali i Shpat Kasapit "është mirë, jo autik": Pse
Djali i Shpat Kasapit "është mirë, jo autik": Pse
Djali i Shpat Kasapit "është mirë, jo autik": Pse