
E ftuar së fundmi në podcastin e Grida Dumës ishte këngëtarja e njohur Mira Konçi, e cila së fundi mori pjesë edhe në "Kënga Magjike 2025". Mira ka treguar shumë në kë intervistë për jetën e saj në Amerikë, ndarjen nga kompozitori Shpëtim Saraçi dhe thashethemet që qarkullojnë për të.
Mira u shpreh se komentet e njerëzve për gjërat e pavërteta e prekin shumë dhe e revoltojnë, por gjithsesi arrin ta ruajë qetësinë dhe për këtë ka një mesazh.
“Më bën shumë përshtypje të thënurit e gjërave që s’janë fare të vërteta edhe në ato momente them o Zot, domethënë të kem një është ajo shprehja domethënë që “Të kem një grusht të fortë dhe t’i bie malit” nuk e di. Dhe këtë e them, domethënë ka shpërthime të brendshme por që të them që si ka mundësi njerëzit të jenë kaq të aftë ose të sigurtë të thonë ose të komentojnë gjëra që nuk u kanë hije atyre, s’kanë fare lidhje me personin tim dhe janë totalisht të pavërteta. Domethënë kam pika dhe unë që mund të revoltohem dhe të bëjmë nervoze”, tha këngëtarja.
Mira zbuloi se zhvendosja e saj në Amerikë ndodhi për shkak të fëmijëve dhe mundësive që ata kishin atje, por kompozitori Saraçi, ish-bashkëshorti i saj nuk mundi të përshtatej dhe u kthye në Shqipëri.
“Unë e gjeta veten shumë mirë atje sepse fillova punë e tjerë e tjerë. Shpëtimi kishte vështirësi me thënë të drejtën sepse nuk gjeti atë që sigurisht, atë që kishte këtu edhe erdhi ai moment që unë po iki se këtu s’rri dot më, që kështu bën mirë të vish dhe ti. Mirëpo unë nuk mund t’i lija dot fëmijët vetëm në mënyrë absolute. Edhe kështu erdhi e gjitha, vendosëm këtë lloj marrëveshje në heshtje që unë po ikja atje, unë s’ lë dot fëmijët vetëm.
Kjo ishte ideja që kështu rri këtu me ne. Pse duhet të ikësh edhe ti. Mirëpo e kishte të pamundur edhe ai siç duket nuk ndiheshe mirë. Nuk ishte vetja, nuk kishte ambientin e këtushëm, nuk kishte punën që jepte ky vend. Faktikisht këtu kishte një lloj statusi, ka një lloj statusi që kështu.Mirëpo tani nuk është e lehtë ose nuk ishte e lehtë domethënë sidoqoftë sepse ne normalisht donim që të ishim, të ishim të katërt, të ishim…"
-
Tragjike në Elbasan, ndërron jetë futbollisti 15-vjeçar!
1 Dhjetor, 09:45 -
Dita e parë e dhjetorit, ulen temperaturat në të gjithë vendin!
1 Dhjetor, 09:42


