KreuBusull

Tragjike në Elbasan, ndërron jetë futbollisti 15-vjeçar!

 

 Klubi i Elbasanit njofton ndarjen nga jeta në moshën 15 vjecare të një prej futbollistëve të akademisë së tij, Silvio Dumani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi i Elbasanit i shpreh  ngushëllimet familjes së 15-vjeçarit, ndërsa shkaqet e ndarjes së parakohshme nga jeta nuk bëhen me dije.

 “Me dhimbje të madhe njoftojmë ndarjen nga jeta të lojtarit tonë të akademisë, Silvio Dumani.

AF Elbasani shpreh ngushëllimet më të thella për familjen Dumani.

Pusho në paqe, kampion!”