Iumentis SteakHouse nuk është thjesht një restorant, por një histori suksesi shqiptare që bashkon traditën me cilësinë. Me mishin direkt nga fermat e Tepelenës, ky restorant sjell në Tiranë një eksperiencë të veçantë gastronomike.
Shefi i këtij restorant Levent tregon se pasioni i tij për kuzhinën ka nisur që në moshë të vogël: “Kam qenë diku te tetë vjeç dhe kisha ide të qarta për të ardhmen time. Nga aty fillova eksperiencën në kuzhinë, duke ndjekur mësime dhe duke punuar në vende të ndryshme.”
Ideja e Iumentis SteakHouse lind nga dashuria për prodhimin vendas dhe produktet autoktone shqiptare. “Kemi fermën tonë prej tre vitesh në Bënç të Tepelenës, ku i japim vëmendje çdo detaji të rritjes së mishit. Thashë pse jo ta sjellim këtë eksperiencë edhe në restorant, që njerëzit të njohin dhe të kthehen tek produktet shqiptare,” shprehet Levent.
Në restorant, vizitorët mund të shijojnë pjatat më të preferuara të shqiptarëve, duke përfshirë prerjet nga tartar dhe carpaccio, te rostot dhe prerjet kryesore si Fiorentina, Ribeye, Tomahawk dhe filetot e viçit.

Eksperienca gastronomike shoqërohet me verëra autoktone të përzgjedhura me kujdes. Të pranishmit në eventin e këtij restoranti patën mundësinë të shijonin Kallmet Elegancë me 12.5% alkool, rritur në zonën e Zagorës 350 m mbi nivelin e detit; Zagora, një blend me tre lloje rrushi (Kallmet, Cabernet dhe Ançelote) e vjetërsuar që nga 2012; dhe Kallmeti Rezervë me 14% alkool, e cila ka kaluar një vit stazhionimi. Për më tepër, verërat premium të Medaur-it janë ndër më të kërkuarat në treg.

Emri Medaur ka një histori të veçantë: shishja e verës ka simbolin e përkrenares ilire, e cila u gjet në zonën e Koplikut, duke shënuar një trashëgimi autoktone shqiptare që shoqëron vreshtat që nga viti 2003.

Kantina Medaur përdor teknologji moderne italiane “Gaja” dhe menaxhohet nga enologu italian Frederiko Çereli që nga viti 2018. Kantina operon 50 hektarë vreshta të ndara në dy segmente, me 30 punëtorë të rregullt dhe 60 sezonalë, të angazhuar gjatë vjeljes dhe procesit të fermentimit.

Iumentis SteakHouse është më shumë se një restorant; është një oaz ku tradita shqiptare, cilësia e mishit dhe verërat autoktone bashkohen për të ofruar një eksperiencë unike gastronomike në zemër të Tiranës.
Ndiqni videon e plotë për më shumë:
