Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Menidi të Greqisë, ku një vajzë 14-vjeçare nga Shqipëria, e cila ishte shtatzënë, u rrah brutalisht nga nëna e saj, duke bërë që ajo të humbiste fëmijën.
Adoleshentja më pas u paraqit në stacionin policor të zonës me embrionin në një qese.
Sipas informacioneve nga burime policore, ngjarja filloi të zbardhej dje, të enjten (27 nëntor), kur oficerët e policisë arrestuan nënën 35-vjeçare me akuzën e dhunës në familje. Ajo dyshohet se, për një arsye ende të panjohur, ka goditur aq keq vajzën e saj të mitur dhe shtatzënë, sa që kjo e fundit pësoi abort.
Vajza mori fetusin në qese dhe u paraqit në komisariat, ndërsa aktualisht ndodhet në spitalin e fëmijëve pas urdhrit të prokurorit.
