
Ndahet nga jeta ipeshkvi i Vau Dejës Simon Kulli. Sipas burimeve 52 vjeçari ka pësuar një goditje nga tensioni i lartë dhe në mënyrë të papritur ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Simon Kulli në 2016 u emërua si administrator i dioqezës së Sapës në Vau Dejës ndërsa në 2017 Papa e emëroi ipeshkëv të asaj dioqeze.
Simon Kulli zëvendësoi imzot Luçiano Avgustinin i cili edhe ai u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme pas një sëmundje të rëndë.
Kisha katolike e Shqipërisë pritet që të dalë me njoftime zyrtare për ceremoninë e varrimit dhe më pas do të mendohet për drejtuesin e ri të asaj dioqeze.
Simon Kulli shërbeu me shumë përkushtim për 9 vite me radhë duke ia kushtuar jetën Zotit si dhe besimtarëve.
-
Sot 29 Nëntori, përkujtohet 81-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë!
29 Nëntor, 10:18 -
Horoskopi ditor, e shtunë 29 nëntor 2025
29 Nëntor, 10:17


