Një ditë pas festimeve të Pavarësisë, Shqipëria përkujton sot 81-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazistë. Ashtu si çdo vit, figurat më të larta të shtetit pritet të zhvillojnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, duke nderuar sakrificën dhe heroizmin e atyre që luftuan për liri.
Aktivitetet që nisën nga dje për 113 vjetorin e Pavarësisë në të gjithë vendin, pritet të vijojnë edhe sot në kuadër të ditës së Çlirimit.
Kryeministri Edi Rama ka bërë një urim përmes postimit të përditshëm të mëngjesit në rrjete sociale, i cili teksa ka ndarë një foto nga Memoriali “Nëna Shqipëri”, ka shkruar:“Me urimin për festën kombëtare të çlirimit, ju uroj të gjithëve një fundjavë të paqtë”.
Shqipëria u çlirua nga forcat fashiste dhe naziste më 28 nëntor 1944, pas një periudhe pesëvjeçare pushtimi që nisi me agresionin fashist italian më 7 prill 1939. Pas kapitullimit të Italisë në vjeshtën e vitit 1943, vendi ra nën kontrollin e gjermanëve.
-
Horoskopi ditor, e shtunë 29 nëntor 2025
29 Nëntor, 10:17 -
Eksperiencë 100 perqind shqiptare në Iumentis Steakhouse!
28 Nëntor, 15:27


