Ndëshkimi i dytë i Evës

Autori: Artan Fuga – Çmimi: 1500 lekë
Adriani heton ç‘fshihet pas rrëfimit biblik mbi krijimin e njeriut. Cilët kanë qenë Adami dhe Eva, dy mëkatarët që formuan çiftin e parë njerëzor? Dyshon se dikush tjetër qëndronte pas gjarprit, i cili i shtyu drejt tragjedisë së parë në kozmos. Çfarë mëkati kishin bërë ngaqë kërkuan dituri? Adriani ndjen se një pushtet i panjohur e torturon përditë. Nuk ka më dyshime: atë vetë e kanë ndryrë brenda mitit që po heton. Qyteti përfshihet në kaos dhe asgjë nuk është më në vendin e dikurshëm. Një mëkat i rëndë ka dobësuar themelet e shoqërisë.
Në orbitë

Autori: Samantha Harvey - Çmimi: 1000 lekë
Në zemrën e kozmosit, 6 astronautë udhëtojnë rreth Tokës, në bordin e një stacioni hapësinor. I shohim në çaste intimiteti, përgatisin ushqime, bëjnë ushtrime që të mos u atrofizohen muskujt, pluskojnë në një gjumë pa gravitet dhe, për t’i shpëtuar vetmisë, fillojnë të afrohen mes tyre. Secili i zhytur në mendimet e veta dhe në të kaluarën në Tokë, por sa më shumë kalon koha, aq më tepër ndihen pjesë e një trupi të vetëm: Pietro është mendja, Antoni - zemra, Romani - duart, Çieja - ndërgjegjja, Shoni - shpirti dhe Neli - fryma…
Dasmorët

Autori: Alison Espach - Çmimi: 1200 lekë
Fibi mbërrin në hotel “Cornwall Inn”, ku pritet të organizohet një dasmë, por ajo s’ka lidhje me dasmën. Ajo ka ardhur, sepse prej vitesh ëndërron të kalojë disa ditë aty. Krejt fillikat dhe në pikën më të dëshpëruar të jetës, ka vendosur ta përkëdhelë veten për herë të fundit. Nusja është përgatitur për çdo pengesë të mundshme për festimet që do të zgjasin një javë, me përjashtim të Fibit. Planet krejt të kundërta që kanë, i detyrojnë gratë të njihen me njëra-tjetrën, e kështu, rastësia do të kthehet në një nga mundësitë e mëdha që ofron jeta.
-
-
2 receta të thjeshta me kungull për vaktet e fundjavës!
29 Nëntor, 11:37


