KreuCelebrity

Rezart Veleshnja përlotet në lamtumirën e Shpat Kasapit: Mbi 3 mijë njerëz për ty, o vlla!

Rezart Veleshnja përlotet në lamtumirën e Shpat Kasapit: Mbi 3

Ceremonia mortore e këngëtarit të njohur Shpat Kasapi ka mbledhur mijëra njerëz që i dhanë lamtumirën e fundit artistit, i cili u nda papritur nga jeta në moshën 40-vjeçare. Familjarë, miq të afërt, kolegë të skenës dhe qindra admirues u bashkuan për ta shoqëruar këngëtarin në udhëtimin e tij të fundit.

Mes tyre ishte edhe aktori i njohur Rezart Veleshnja, një nga miqtë më të afërt të Shpatit, i cili ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh prekës së bashku me pamje nga ceremonia ku shihen turma të mëdha njerëzish.

Në postimin e tij, Veleshnja shkruan:
“Mbi 3 mijë njerëz për ty o vllai im Shpat! Kaq zemër të mirë kishe.”

Fjalët e tij kanë prekur ndjekësit, duke reflektuar dashurinë dhe respektin që Shpati kishte fituar gjatë viteve të karrierës dhe jetës së tij.