KreuCelebrity

Mentori im më i madh? Orgesa Zaimi zbulon ekskluzivisht për Bordo kriktikun më të madh, flet dhe për fëmijët!

Mentori im më i madh? Orgesa Zaimi zbulon ekskluzivisht për Bordo

Këngëtarja Orgesa Zaimi ka ndarë disa detaje personale dhe profesionale në një intervistë ekskluzive për Bordo, ku ka treguar se cili nga fëmijët e saj i ngjan më shumë, si menaxhon muzikën live dhe rolin që bashkëshorti ka në rrugëtimin e saj artistik.

E pyetur se cili prej fëmijëve i ngjan më shumë, Orgesa thotë se pamja shpesh mund të konfuzojë:

“Ma bëjnë shpesh këtë pyetje sepse aparenca ndonjëherë gënjen. Mund të thonë që Kroni, djali im, më ngjan nga aparenca, por është Bora ajo që më ngjan më shumë në karakter. Kështu që kanë marrë nga të dy ne të mirat e të këqijat. Gjenet bëjnë të vetën.”

Artistja ndalet edhe te muzika live, një fushë ku është aktive prej dy dekadash.

“E menaxhoj shumë mirë. Janë 20 vite që jam pjesë e muzikës live me bandën time, kudo ku kërkojnë muzikë të mirë. Ka raste që zëri të ikën, është momenti më i vështirë i kësaj pune, por zakonisht ia dal. Pi vitamina, ushqehem mirë, bëj pilates tre herë në javë dhe ja ku jam.”

Ndërkohë, një rol të rëndësishëm në karrierën e saj e ka bashkëshorti, Mentori

“Bashkëshorti më kritikon gjithmonë dhe kjo është ajo që dua më shumë të vlerësoj. Ai është realisht mentori im. E dua shumë gjykimin e tij, është katalizator i vërtetë në çdo gjë që unë bëj. Ka raste që mërzitem sepse ka të drejtë… por ai prapë ka të drejtë,” shprehet duke qeshur këngëtarja.

Orgesa vazhdon të mbetet një nga figurat më të dashura të muzikës live shqiptare, duke balancuar me sukses karrierën, familjen dhe pasionin për performancën.

Intervista e plotë: