Dafina Zeqiri ka qenë mes artistëve të shumtë që morën pjesë në ceremoninë e homazheve për Shpat Kasapin, i cili u nda tragjikisht nga jeta në moshën 40-vjeçare. Në fotot e siguruara nga Prive by Liberta Spahiu, këngëtarja shihet tejet e prekur, me lot në sy.
E shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji, Dafina iu afrua familjarëve të Kasapit për t’i përqafuar e për t’u dhënë mbështetje. Ajo qëndroi për disa minuta pranë tyre, duke ndarë ngushëllime dhe dhimbjen e përbashkët për humbjen e mikut dhe kolegut të saj të hershëm.
Ndërsa shumë artistë, miq dhe admirues të Shpatit vazhdonin të vinin për të bërë homazhe dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit një prej zërave më të dashur të muzikës shqiptare.

Vdekja e papritur e Shpat Kasapit ka tronditur thellë komunitetin artistik dhe publikun shqiptar, ndërsa pamjet e Dafinës, e cila nuk i mbajti dot lotët, treguan edhe një herë se sa shumë ai ishte i dashur dhe i respektuar nga kolegët e tij.
