Një aksesor i pazakontë po pushton internetin: kapelja me bigudina të integruara, pjesë e koleksionit të ri të AWGE, markës së A$AP Rocky. Produkti, i shfaqur rishtazi në shop-in online të brandit dhe i prezantuar më parë nga vetë artisti në një performancë si dhe në pasarelën SS26, është bërë menjëherë viral.
A$AP Rocky, i njohur për ndikimin e tij të jashtëzakonshëm në modë, ka rikthyer bigudinat nga një mjet i prapaskenës në një fashion statement të plotë. Dhe nëse sezonet e fundit kemi parë normalizimin e daljes me pimple patches apo eye masks, rikthimi i bigudinave ishte vetëm çështje kohe.


Edhe ikonat e stilit si Angelina Jolie, Bella Hadid dhe Gigi Hadid kanë ndihmuar në përhapjen e këtij trendi, duke i nxjerrë bigudinat jashtë zonës “vetëm për stilim” dhe duke i kthyer në pjesë të look-ut të përditshëm.






Fenomeni lidhet ngushtë me estetikën e Gen Z, që luan me autoironi, stil performativ dhe nostalgji Y2K. Të tregosh veten “në përgatitje” është kthyer në një gjuhë të re vizuale në rrjete sociale, ku edhe mjetet e bukurisë dikur të fshehura bëhen pjesë e outfit-it.
Rezultati? Efekti “roller” rikthehet më i fortë se kurrë: retro, glamour dhe totalisht i guximshëm. Bigudinat po shndërrohen nga mjete funksionale në një deklaratë estetike që përkufizon frymën e një gjenerate që nuk ka frikë të rishkruajë rregullat e modës.
