Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Linda Rei, ka reaguar ashpër ndaj produksionit të spektaklit, duke akuzuar se ende nuk i janë kthyer disa sende personale pas largimit nga shtëpia. Përmes një postimi publik në rrjetet sociale, ajo shprehet e zhgënjyer që duhet të bëjë presion nëpërmjet Instagramit për një çështje që, sipas saj, duhej zgjidhur privatisht dhe me korrektësi.
“@bigbrothervipkosova ju lutem, unë akoma po pres të më ktheni gjërat e mia personale: këpucët dhe setin me extensions. Më vjen keq që duhet të bëj story në Instagram, por nëse doni t’i mbani gjërat e mia sepse nuk i pëlqejnë dikujt nga produksioni apo thjesht për inat, atëherë është mirë të dihet”, shkruan ajo.
Linda shton se ka tentuar më herët të komunikojë me anëtarë të stafit, por pa sukses:
“Para se të bëj story, i kam shkruar Majlindës, por nuk më ka kthyer përgjigje”.
Ajo thotë se është ende në pritje të një komunikimi zyrtar nga produksioni, ndërsa kërkesa e saj vijon të mbetet e pazgjidhur.
Reagimi i Lindës ka hapur debat në rrjet, ku shumë ndjekës kanë kërkuar transparencë dhe përgjigje nga ekipi i “BBVK”.

