KreuCelebrity

Zyrtare/ Ja kush vendoset përfundimisht në vendin e Neadës dhe Enxhit në "Wake Up"!

Që prej largimit të dy moderatoreve nga emisioni "Wake Up", Enxhi nasufit dhe Neada Muçaj, çdo mëngjes Blendi Salajn e kanë shoqëruar disa nga moderatoret e njohura shqiptare.

Mesa duekt kjo ishte një provë për të gjitha se cila do t'i përshtatej më mirë formatit dhe duket se këtë garë e ka fituar Heidi Baci. Mëngjesin e sotëm u bë zyrtar lajmi se Heidi do të jetë çdo mëngjes në Wake UP së bashku me Blendin, gjatë tri orëve të transmetimit.

Heidi ishte shkëputur disa kohë nga televizioni duke iu përkushtuar më shumë letërsisë dhe shkrimit të librave. Edhe pse së fundmi u shpreh se dashuria për televizionin dhe letërsinë është e njejtë.