KreuCelebrity

Adelina Tahiri kritikon ashpër Adelina Ismailin pas vdekjes së Shpat Kasapit!

Adelina Tahiri kritikon ashpër Adelina Ismailin pas vdekjes së Shpat

Pas vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi, Adelina Tahiri ka reaguar ashpër në emisionin “Kosova Live” në T7, duke kritikuar kolegen Adelina Ismaili, e cila po atë natë e mbajti koncertin e saj pa e përmendur artistin e ndjerë.

“Unë e përgëzoj për arritjet sukseset, por atë natë në koncert është dashtë të mbaj të paktën një minutë heshtje, një fjalim i shkurtër… s’po them ta anuloj koncertin larg asaj, po të kishte vetëm diçka aty. E mjerueshme që nuk e ka kujtuar fare,” tha Tahiri.

Sakaq, komuna e Çairit e shpalli kete te sotmen ditë zie për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Izet Mexhiti, i cili theksoi se vendimi u miratua në mbledhjen e 4-të të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës.

Sipas Mexhitit, dita e hënë, 1 dhjetor 2025, do të jetë ditë zie në territorin e Komunës së Çairit, në nderim të artistit që la gjurmë të rëndësishme në skenën muzikore shqiptare.

Të martën, më 2 dhjetor, në orën 13:00, në Teatrin Shqiptar në Shkup do të organizohet mbledhja komemorative ku qytetarët, miqtë dhe artdashësit do të mund të shprehin respektin dhe nderimin për Shpat Kasapin. Po ashtu, libri i ngushëllimeve do të jetë i hapur nga e marta deri të premten në ambientet e teatrit.

Vendimi për shpalljen e ditës së zisë do të hyjë në fuqi pas publikimit në Fletën Zyrtare të Komunës së Çairit