KreuCelebrity

Pas ceremonisë së varrimit, familja e Shpat Kasapit publikon njoftimin prekës për fansat

Pas ceremonisë së varrimit, familja e Shpat Kasapit publikon njoftimin

Pas ceremonisë së varrimit të këngëtarit të dashur shqiptar, Shpat Kasapi, familja e tij ka ndarë një njoftim të ndjerë me publikun dhe të gjithë ata që e kanë vlerësuar artin dhe muzikën e tij ndër vite.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, familja Kasapi ka ftuar miqtë, të afërmit dhe adhuruesit e këngëtarit të marrin pjesë në pamjen, për të nderuar kujtimin e Shpatit dhe jetën e tij artistike.

Sipas njoftimit, pamja do të mbahet sot, nesër dhe pasnesër, nga ora 10:00 deri në 19:00, në Shkup.

Mesazhi i familjes ishte veçanërisht emocional, duke reflektuar dhimbjen e humbjes dhe mirënjohjen për ata që kanë qenë pranë tyre:

“Të nderuar miq, familjarë dhe dashamirës të muzikës së krijimtarisë së Shpatit… Të qoftë dheu i lehtë Shpati jonë, nuk të themi Lamtumirë asnjëherë, por faleminderit për atë që ishe.”
Njoftimi mbyllet me fjalët:
“Me respekt, Familja Kasapi.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by SHPAT KASAPI OFFICIAL (@shpatkasapi85)

Publikimi ka sjellë një valë të madhe reagimesh ngushëlluese nga fansa dhe figura të njohura publike, të cilët kanë ndarë kujtime dhe mesazhe dhimbjeje për humbjen e parakohshme të artistit. Reagimet tregojnë edhe njëherë ndikimin e madh që Shpat Kasapi pati në skenën muzikore shqiptare dhe në zemrat e publikut.