KreuCelebrity

Nuk e prisnim! Ja kush u shpall banori i preferuar dhe ai më pak i preferuar i shtëpisë së "BBVK"?

Mbrëmja e djeshme ka qenë shumë ndryshe nga prime-t e kaluara të "BBVK", kjo sepse duket se banorët kanë nisur të luajnë dhe debatet janë bërë më të ashpra.

Tashmë për herë të parë në këtë edicion është shpallur nga votat e publikut banori më i preferuar i shtëpisë dhe ai më pak i preferuar. Londrimi mban kurorën momentalisht dhe duket se ia ka vjedhur tashmë zemrën publikut, kjo shihet qartë edhe nga rrjetet sociale, pasi njerëzit adhurojnë humorin e tij dhe për këtë është edhe më i preferuari i momentit. 

Duket se loja e Hygertës nuk po i pëlqen publikut, ndoshta sepse deri më tani ka ndenjur shumë pasive dhe momentalisht është më pak e pëlqyera.