Një surprizë e veçantë ka ndodhur në shtëpinë e Grande Fratello-s: direkt nga Big Brother Kosova, si “turiste” ka bërë hyrjen e saj Dolce.
Edhe pse shumë e komentuar, Dolce nuk do të jetë një konkurrente zyrtare, por do të qëndrojë vetëm për disa ditë në shtëpi. Megjithatë, prania e saj pritet të ndikojë dukshëm në dinamikat mes banorëve.
“Kam ardhur këtu sepse më kanë ftuar, jo për t’i prishur punë dikujt.” deklaroi ajo gjatë hyrjes së saj, ndërsa banorët e tjerë ishin të “ngrirë” sipas rregullit të lojës. “Ndihem si në shtëpi që tani” shtoi më tej konkurrentja e Big Brother Kosova, duke mos kursyer as një kompliment për banorët italianë: “Jeni të gjithë të bukur”
Fansat tashmë presin me padurim të shohin se si do të ndikojë Dolce në atmosferën dhe marrëdhëniet brenda shtëpisë së famshme.
