KreuCelebrity

Babai i konkurrentit futet ne BBVK, i ndalon raportin me Bian

Babai i konkurrentit futet ne BBVK, i ndalon raportin me Bian

Mbrëmjen e së hënës, tensionet në shtëpinë e Big Brother u ngritën, pasi babai i Toneyt hyri për t’i dhënë atij një mesazh të qartë nga jashtë. Para konkurrentit, ai theksoi rëndësinë e familjes dhe pritshmëritë që ata kanë për të.

“Ke një familje jashtë vajzën, djalin, vëllanë, motrën, nipat e mbesat. Ne presim më të mirën tënde,” tha ai në fillim të bisedës, duke e vendosur tonin e një komunikimi të drejtpërdrejtë.

Megjithatë, pjesa më e fortë e mesazhit lidhej me raportin e Toneyt me Bia Khalifën. Babai i tij u shpreh hapur se familja nuk është aspak dakord me afrimitetin mes tyre.

“Rri vetvetja, luaje lojën tënde, dhe dua të jem i qartë: familja nuk pranon asnjë lloj afërsie apo lidhjeje me Bian. Loja është lojë, por jashtë kjo të dëmton shumë,” theksoi ai.

Ai shtoi se familja dhe rrethi i tyre shoqëror e ndjekin 24 orë programin dhe se kjo situatë krijon shqetësim.

“Nuk je djalë i asaj kategorie. Një person që ekspozon gjëra të tilla nuk është për ty,” u shpreh më tej babai i Toneyt, duke i lënë një mesazh të prerë për sjelljen e tij brenda shtëpisë.

Kjo ndërhyrje pritet të ndikojë në raportin mes Toneyt dhe Bia Khalifës, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet dinamika mes tyre në ditët në vijim