KreuCelebrity

Lidhja direkte mes Grande Fratello-s dhe BBVK, Dolce futet live në shtëpinë italiane!

Një surprizë e veçantë ka ndodhur në shtëpinë e Grande Fratello-s, direkt nga Big Brother Kosova, si “turiste” ka bërë hyrjen e saj Dolce. 

Edhe pse shumë e komentuar, Dolce nuk do të jetë një konkurrente zyrtare, por do të qëndrojë vetëm për disa ditë në shtëpi. Megjithatë, prania e saj pritet të ndikojë dukshëm në dinamikat mes banorëve.

Mbrëmjen e djeshme një lidhje direkte ka ndodhur mes BBVK dhe Grande Fratello, në momentin kur Dolce hyn në shtëpinë italiane. Një moment shumë emocionues për të edhe ne shqiptarët, pasi kjo shihet si një arritje shumë e madhe jo vetëm për të dhe BBVK, por edhe për Kosovën dhe shqiptarët.