Vajza e aktorit të ndjerë Paul Walker, Meadow Walker, ka ndarë një postim prekës se fundi duke shënuar 12-vjetorin e aksidentit tragjik që i mori jetën yllit të “Fast & Furious”.
Në llogarinë e saj në Instagram, Meadow publikoi disa foto të ndjera me të atin, duke shkruar: “12 vjet pa ty. Të dua përgjithmonë.” Në njërën prej tyre ajo shfaqet si fëmijë, krah Paul-it, teksa të dy i fryjnë qirinjve të një torte ditëlindjeje — një kujtim i thjeshtë, por i mbushur me mall.
Vdekja e papritur e Paul Walker-it, më 30 nëntor 2013, në moshën 40-vjeçare, tronditi Hollywood-in dhe fansat në mbarë botën. Aktori ndodhej në sediljen e pasagjerit kur miku i tij, piloti profesionist i garave Roger Rodas, humbi kontrollin e Porsche Carrera GT në Santa Clarita, Kaliforni. Automjeti u përplas me një shtyllë dhe shpërtheu në flakë. Të dy u shpallën të vdekur në vendngjarje nga ekipet e emergjencës.
Paul Walker kishte një vajzë me shoqen e tij të fëmijërisë, Rebecca Soteros. Edhe pse nuk u martuan kurrë, ata e rritën Meadow së bashku, deri në ndarjen e parakohshme nga jeta të aktorit.


