KreuCelebrity

Nëna e Shpatit mes dhimbjes tregon detajin e panjohur: Vitin e fundit ai...

Nëna e Shpatit mes dhimbjes tregon detajin e panjohur: Vitin e fundit ai...

Në një ceremoni të ndjerë përkujtimore për djalin e saj të ndjerë, nëna e Shpat Kasapit u shfaq përpara të pranishmëve për të ndarë emocionet më të thella të kësaj humbjeje mes lotësh, mirënjohjeje dhe një lutjeje të sinqertë.

“Faleminderit që organizuat këtë event në nder të shpirtit tim, të gjysmës sime, Shpatit,” u shpreh ajo. Ajo tha se për 22 vjet kishte folur shumë here, por asnjëherë nuk ishte ndjerë aq e prekshme sa sot: “Sot ndiej një emocion që kurrë në jetë nuk e kam përjetuar. E dinë të gjithë nënat që e kanë humbur fëmijën e tyre.”

Në mes të dhimbjes së thellë, nëna e artistit u shpreh edhe me krenari për djalin që rriti. “Jam shumë krenare dhe e lumtur që pata nderin të jem nëna e një djali që nuk i përkiste vetëm meje, ai ishte edhe i juaji. E paskeni dashur të gjithë. Ju falënderoj nga zemra,” tha ajo, duke falënderuar publikun për mbështetjen emocionale.

Në fjalimin e saj, ajo ndau edhe një shqetësim personal: “Këtë vit Shpati nuk ka qenë i qetë” një ndjenjë që, sipas saj, kishte qenë paralajmëruese për familjen. Megjithatë, në mes të dhimbjes, ajo kërkoi vetëm një gjë: lutje për fëmijët e tjerë që i kanë mbetur, duke u lutur që Zoti t’i ruajë “dritat e syve” të saj.

Ndërsa ceremonia përkujtimore përfundoi me një heshtje nderimi, nëna e Shpatit përmbylli fjalën e saj me një mesazh të fundit për të birin: “Le të prehet në paqe dhe në parajsë, në lulen e xhenetit.”

Në këto momente zie dhe reflektimi, familja Kasapi e rrethuar nga miq, fansa dhe kolegë përjeton humbjen e rëndë të një djali që la gjurmë në muzikën dhe në zemrat e shumë njerëzve.