Kozeta Kurti ka folur ekskluzivisht për Bordo për një pjesë të jetës së saj krahas asaj profesionale që nuk e kemi njohur më parë, ku ka tregouar raportin e veçantë me nipin Gerti dhe mbesat e saj:
“Ai është 17-vjeçari më i motshëm që njoh”, shprehet Kozeta për nipin, Gertin.
Gazetarja dhe producentja e njohur Kozeta Kurti ka rrëfyer lidhjen e ngushtë me nipin e saj Gerti, i cili për publikun është bërë pothuajse sinonim i figurës së saj si “hallë”, pavarësisht se Kozeta ka edhe tre mbesa të tjera.
Ajo tregon se shpesh njerëzit e identifikojnë si hallë të Gertit, pasi nipi i madh ka qenë i pari fëmijë në familje dhe vëmendja e gjithë të afërmve u përqendrua tek ai sidomos pasi u zbulua talenti i tij për muzikë dhe komunikim.
“Jam hallë e një nipi dhe tre mbesave”, thotë ajo plot krenari.
Kozeta zbulon se ka një mbesë nga vëllai dhe dy mbesa binjake, 17 muajshe, nga motra. Por, ndryshe nga Gerti, të cilit i ka pëlqyer gjithmonë të ekspozohet, hallës nuk i ka pëlqyer t’i vendosë fëmijët në qendër të vëmendjes.
“Nuk është momenti të ekspozosh bebe të vogla që nesër ndoshta s’do duan vëmendje fare,” thotë ajo, duke shtuar se Gerti ka qenë gjithmonë ndryshe, me dëshirën për skenë dhe publik, njësoj si ajo në fëmijëri.
Një lidhje e veçantë që ka kaluar në punë, këshilla dhe plane politike. Ajo tregon se Gerti, sot 17 vjeç, jo vetëm e shoqëron, por edhe e ndihmon në punë:
“I kam treguar që çdo punë duhet të paguhet. Më pëlqen që është një 17-vjeçar plak i motshëm.”
Në mbrëmjet e tyre të përbashkëta, bëjnë “rezymenë e ditës”, ndërsa së fundmi kanë diskutuar edhe se si Gerti mund të ndërtojë fushatën e tij për president të shkollës.
Kozeta thotë me humor se, nëse edhe mbesat e vogla i ngjajnë asaj dhe Gertit për nga energjia, ajo “do të dalë në pension”.
“Krenohemi me njëri-tjetrin”
Gazetarja pranon se marrëdhënia e tyre është e mbushur me admirim të ndërsjellë. Për të, është emocionuese kur mëson se mësuesit e Gertit dikur shoqe e bashkëmoshatare të saj i thonë se ai i ngjan shumë Kozetës në rini.
“I pëlqen kur e dëgjon nga të tjerët, por unë ia them me kursim që të mos më marrë për mendjemadhe.”
Ndërsa mesazhet e tij plot humor nuk mungojnë:
“Kur më shkruan ‘ku je o ylli i Gjergjit’, më prek. Gjergji nuk ekziston më si shkollë, por atij i mbeten fjalët e mësuesve dhe prindërve.”
Intervista e plotë më poshtë:
