Mbrëmja e Fashion Awards 2025 në Royal Albert Hall të Londrës u kthye në një festë të madhe jo vetëm për modën, por edhe për lajmet e ëmbla nga dy yjet e njohura, Ellie Goulding dhe Sienna Miller, të cilat zgjodhën pikërisht eventin e yjeve për të zbuluar se janë në pritje të fëmijëve të tyre.
Ellie Goulding në pritje të fëmijës së dytë
Këngëtarja 38-vjeçare, Ellie Goulding, shfaqi për herë të parë barkun e rrumbullakosur duke konfirmuar se është shtatzënë me partnerin e saj Beau Minniear, 28 vjeç. Ky do të jetë fëmija i tyre i parë së bashku, ndërsa Ellie është tashmë nënë e një djali katërvjeçar, Arthur, nga ish-bashkëshorti Caspar Jopling.

Ellie dhe Beau kanë rreth gjashtë muaj që janë në lidhje, dhe romanca e tyre u bë publike në shtator. Sipas burimeve, çifti është shumë i dashuruar dhe marrëdhënia po ecën me hapa të shpejtë. Madje, Ellie e ka përfshirë Beau edhe në videoklipin e saj të nxehtë të rikthimit, “Destiny”
Në tapetin e kuq, Ellie mahniti me një veshje të guximshme – crop top të zi dhe pantallona culotte, duke lënë të dukshëm barkun e shtatzënisë.

Sienna Miller pret fëmijën e dytë me partnerin Oli Green
Aktorja e njohur Sienna Miller, 43 vjeç, gjithashtu zgjodhi tapetin e kuq për të zbuluar shtatzëninë e saj. Çifti, Sienna dhe aktori Oli Green, 28 vjeç i cili është 15 vjet më i ri se ajo pritet të bëhen prindër për herë të dytë. Ata u bënë prindër të një vajze në vitin 2023.
Sienna, e njohur për stilin e saj të veçantë, veshi një fustan transparent me dantellë ngjyrë livando që theksonte bukur barkun e saj të rrumbullakosur. Ajo u shfaq përkrah Oli, i cili dukej elegant në një kostum të errët. Aktorja gjithashtu është nënë e Marlowe, 12 vjeçe, nga marrëdhënia e mëparshme me Tom Sturridge.
Oli është bërë i njohur për rolet e tij në projekte si A Good Person (2023), si dhe në një episod të serisë së suksesshme The Crown.


Një natë plot surpriza në botën e modës
Të dyja yjet shkëlqyen në një nga netët më të rëndësishme të modës globale, duke tërhequr vëmendjen e kamerave jo vetëm për stilin e tyre, por edhe për lajmet e gëzueshme të shtatzënive të tyre.
