"Sophie Turner", faqja e njohur dhe shumë e ndjekur në Instagram nga njerëz nga e gjithë bota ka publikuar së fundmi këtë video nga ekranet shqiptare.


Edhe pse faqja mban emrin e aktores së njohur angleze, Sophie Turner, është një faqe që publikon foto dhe video provokuese. Transmetimi i lajmeve me spikere që flisnin ndërsa ishin të veshura vetëm me një xhaketë duke dalë kështu topless përpara kameras, bëri bujë duke marrë vëmendjen edhe në vendet e huaja.
Normalisht kujt nuk do t’i bënin përshtypje vajzat që transmetonin lajmet pa reçipeta. Edhe pse kanë kaluar disa vite, këto video ende qarkullojnë në rrjete sociale dhe bëhen virale nëpër botë.
Duket se kjo është ajo çfarë bota shikon nga televizioni shqiptar. Ndonëse vende të vogla të ballkanit ende në zhvillim, si Shqipëria edhe Kosova po mundohen me anë të bashkëpunimeve me televizionet e tjera ndërkombëtare të njihen edhe në shtete të tjera.
Një rast i tillë u vë në dukje së fundmi me bashkëpunimin e Klan Kosova dhe Mediaset në Itali, ku reality show-t, Big Brother Vip Kosova dhe Grande Fratello kanë shkëmbyer banorët. U bë mjaft i komentuar fakti që banorët e Grande Fratello-s nuk e njihnin Kosovën as si shtet, aq më pak televizionin dhe programet e atij kombi.
Ndonëse banorët e Ballkanit mund ta njohin Shqipërinë, banorë nga shumë vende të botës kanë treguar se ende nuk e njohin aq më pak tevizionin shqiptar dhe është shumë zhgënjyese fakti se është ajo çfarë shohin nga puna e të gjitha gazetarëve dhe mediave,të cilët punojnë fortë për të bërë vërtet gazetari dhe televizion të njohin të tilla paraqitje.
Por nuk i referohemi vetëm këtij rasti, ka edhe klipe të tjera joetike nga emisionet shqiptare që bëhen virale, ku nuk përfaqësojnë realitetin e plotë të medias shqiptare, por ndikojnë fuqishëm në perceptimin e publikut të huaj.
Në disa raste, komentues të huaj i krahasojnë këto skena me një reality show ekstrem, duke i etiketuar “të ekzagjeruara” ose “jo profesionale”. Ky perceptim dëmton jo vetëm reputacionin e televizioneve, por edhe atë të kulturës mediatike shqiptare në përgjithësi.
