KreuCelebrity

“Kisha tre vite pa e parë djalin tim”, Endri Prifti hap zemrën në "Goca dhe Gra"!

Këtë sezon në panel të "Goca dhe Gra", Rudina Dembacaj, Ema Andrea, Rozana Radi, Sherina Spahiu dhe Ori Nebijaj do të diskutojnë tema të ndryshme live me të ftuar të veçantë.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në panel ka qenë këngëtari i njohur, Endri Prifti, i cili ka folur shumë nga jeta personale, nga dashuria për gazetaren Ola Brukon, tek djali i tij. Endri zbuloi me shumë emocion se ishte bashkuar me djalin e tij, të cilin kishte 3 vite pa e parë dhe ajo çfarë e kishte lumturuar me të vërtetë ishte fakti se djali kishte ardhur vet tek ai dhe i ishte shprehur se e kishte marrë malli.

“Kam 2 djem. Tani e takova edhe djalin e vogël, para katër muajsh pas tre vitesh. Më erdhi vetëm më tha më ka marrë malli. Më iku truri fare mua. Nuk ka gjë më të bukur se të jesh afër fëmijëve. Kur nuk e shikoja djalin e vogël, më dukej vetja bosh. Nga mungesa edhe abuzonim një çikë. Nga një gotë tani do e pimë ne. Një gotë raki ngordh mikrobet”, tha ai.