Dolce ka shkaktuar një moment të paparashikuar në "Grande Fratello" pas hyrjes së saj mbrëmjen e kaluar, duke shkëmbyer banorët me "Big Brother VIP Kosova". Ajo ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut italian, sidomos pas një deklarate që ka habitur fansat e çiftit Dolce-Edi.
Gjatë bisedës së parë me banorët italianë, Dolce është pyetur drejtpërdrejt për statusin e saj romantik. “A je e lidhur me dikë?” ishte pyetja që e mori me surprizë. Përgjigjja e Dolces ishte e menjëhershme dhe e prerë: “Jo, jo”, duke shmangur përmendjen e Edin, me të cilin ajo ishte parë vazhdimisht në BBVK duke qëndruar afër njëri-tjetrit, duke shkëmbyer puthje dhe përqafime.
View this post on Instagram
Kjo përgjigje ka ngritur shumë pikëpyetje dhe ka çuar në spekulime të shumta. Disa ndjekës mendojnë se Dolce mund të ketë përdorur këtë mohim si një strategji për t’u dukur më misterioze dhe interesante për banorët italianë dhe publikun ndërkombëtar. Të tjerë janë të mendimit se ajo mund ta konsiderojë lidhjen me Edin thjesht një flirt dhe jo një marrëdhënie serioze.
Hyrja e Dolces në "Grande Fratello" ka krijuar një valë komentesh dhe spekulimesh në rrjetet sociale, duke i shtuar më shumë ngarkesë dramatike këtij sezoni të "Grande Fratello". Të gjithë janë të ftuar të ndjekin zhvillimet dhe të zbulojnë nëse ky mohim është i sinqertë apo thjesht një pjesë e lojës së saj.
