KreuCelebrity

Pas tre vjet “urrejtje”, Shakira i habiti të gjithë me deklaratën për Pique!

Pas tre vjet “urrejtje”, Shakira i habiti të gjithë me

Kanë kaluar më shumë se tre vjet që nga dita kur Shakira dhe Gerard Piqué tronditën botën me deklaratën e tyre të përbashkët: një njoftim i shkurtër dhe i qetë, që kërkonte privatësi dhe vinte fëmijët e tyre përpara gjithçkaje. Ishte një tekst shumë i matur, në krahasim me furtunën emocionale dhe mediatike që do të pasonte.

Ndarja e tyre u shndërrua shpejt në një nga sagat më të komentuara të showbizit modern. Ajo ndezi debate, spekulime dhe solli projekte te reja muzikore të Shakirës, qe jo vetëm thyen rekorde botërore, por u bë një lloj rituali kolektiv shërimi. Por tani, në një intervistë të re me prezantuesin argjentinas Marley për “El Mundo”, artistja u shfaq mjaft ndryshe: më e butë në disa momente, më e fortë në të tjera, por mbi të gjitha — reflektive. Fansat mbetën të habitur sidomos nga një moment i shkurtër, por domethënës: një kompliment i papritur për Piqué-n. 

Shakira e përshkruan periudhën e fundit të jetës si një “transmutacion” — një fjalë që tingëllon si e marrë nga mitologjia apo alkimia e vjetër, por që ajo e përdor me një qartësi të jashtëzakonshme. Kanalizimi i zhgënjimeve, trishtimit dhe dhimbjes së papërpunuar në muzikë e ka shëruar. 

“Mendoj se kjo ishte pjesa më e bukur,” – thotë ajo. – “Zbulimi i miqve të vërtetë që kam, miqësitë e reja që u krijuan gjatë këtij udhëtimi muzikor, dhe publiku… publiku me të cilin kam një histori dashurie të gjatë. Ndoshta historia më e gjatë e dashurisë që kam pasur ndonjëherë.” – shton ajo duke qeshur lehtë.

Artistja shtoi se beson qe asgjë nuk ndodh rastësisht. “Nuk e di kurrë pse kalon përmes disa përvojave jetësore,” – thotë. – “Por gjithmonë ka një mësim. Për mua, të ndaj historinë time nuk ishte vetëm shërim personal… ishte mënyra ime për t’u bërë shoqëri të gjithë njerëzve që po kalojnë të njëjtën gjë.”