KreuCelebrity

Ekskluzive për BORDO! Almeda Abazi së bashku me djalin Efehan, duke bërë pazar në Tiranë!

Ekskluzive për BORDO! Almeda Abazi së bashku me djalin Efehan, duke

Almeda Abazi, aktorja dhe këngëtarja shqiptare e cila është një figurë shumë e dashur për publikun shqiptar, por dhe për atë turk aty ku ka ndërtuar pjesën më të madhe të karrierës dhe ka gjysmën e zemrës, duket se këtë muaj festash ka zgjedhur t'i kalojë në Tiranë. 

Në fotot ekskluzive për Revistën Bordo, aktorja shihet e shoqëruar nga djali i saj, Efehan Sayışman, 6 vjeç i cili është dhe fëmija i parë me aktorin turk shumë të njohur Tolgahan Sayışman. Ata janë parë së bashku në një nga qendrat tregtare të kryeqytetit duke bërë pazaret e festave. 

Aktorja edhe më parë ka bërë postim ku kërkonte një mësuese të gjuhës shqipe për një projekt që e kërkonte të qëndronte në Shqipëri, e cila e viziton shpesh Shqipërinë.

Duket se këtë fundvit, Almeda mund ta kalojë në Tiranë me familjen e saj, ndoshta për projekte të reja ose thjesht për pushime, duke sjellë kështu një atmosferë festive dhe të ngrohtë pranë shqiptarëve të dashur për të.