Ish-konkurrenti i “Fermës”, Lim Hoti, duket i gatshëm të rikthehet fuqishëm në ekran — këtë herë duke hyrë në shtëpinë më të famshme të Kosovës, ku pritet të trazojë ujërat dhe të sjellë dinamika të reja, të forta dhe plot tension. Lajmi u perhap pasi gazetari Andi Vrapi raportoi se hyrja e tij është planifikuar për të premten.
Vetë Lim Hoti ka shtuar dyshimet me sjelljet e fundit, duke ndjekur episodet e “BBVK”-së në mënyrë demonstrative — një lloj mesazhi i heshtur për publikun — ndërsa është parë edhe në jetën e natës së Prishtinës, si një fazë e fundit “lirie” para izolimit në shtëpi.
Por ajo që e bën hyrjen e tij edhe më interesante janë lidhjet e së shkuarës. Limi ka qenë i përfolur gjerësisht për raportet me Albën, me të cilën ka ndarë lojën dhe madje edhe shtratin gjatë “Fermës”, si dhe me Bian, një tjetër banore brenda shtëpisë.
Ky kombinim krijon një terren ideal për një trekëndësh emocional, i cili mund të sjellë tension, dramë dhe zhvillime të paparashikueshme për publikun.


